“Fëmija i pabindur”! Gavi nuk respekton askënd dhe vepron sipas mendjes së tij, në Spanjë po diskutojnë për ta përjashtuar nga Kombëtarja

Spanja u mposht çuditërisht në kualifikueset për Kampionatin Evropian kundër Skociës, 2-0. Golashënues i dyfishtë në këtë ndeshje ishte McTominay i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer. Megjithatë, problemet për Spanjën nuk ekzistojnë vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës dhe spanjollët janë shumë të pakënaqur me sjelljen e një prej yjeve të rinj.

Siç raportojnë mediat spanjolle, shumë gjëra që Gavi bëri jashtë fushës nuk u pëlqyen drejtuesve të Federatës Spanjolle të Futbollit. E rëndësishme është situata që ka ndodhur në Malaga. Gavi duhej të ishte për të nënshkruar autografe në këtë qytet, por kjo nuk ndodhi.

Gavi tha papritur se kishte dhimbje koke dhe duhet të pushonte, duke mos shkuar në këtë organizim. Më pas është thënë se Gavi ka pasur debate me disa shokë të ekipit te Kombëtarja. Mbetet për t’u parë reagimi i Federatës Spanjolle të Futbollit, teksa po diskutohet edhe përjashtimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online