Finalja e Superkupës së Turqisë, e cila do të zhvillohej në Arabinë Saudite, është anulluar. Fenerbahçja dhe Gallatasarai janë bërë bashkë për kombin e tyre. Skuadrat kishin planifikuar që lojtarët të vishnin bluza me imazhin e Ataturkut. Ky i fundit është njeriu që krijoi Republikën e Turqisë dhe gëzon një respekt të jashtëzakonshëm në popullatë, aq sa quhet edhe “babai” i Turqisë.
Arabia Saudite nuk ka lejuar që lojtarët të vishnin të tilla bluza. Madje, sauditët vunë në lëvizje edhe forcat e sigurisë për të kapur këdo që do të provonte të hynte në stadium me mesazhe në nder të Ataturkut. Si Fenerbahçja, ashtu edhe Gallatasarai, kanë refuzuar të luajnë pa Ataturkun dhe vendosën që të braktisnin finalen e Superkupës së Turqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/