Nuk ka rinovim me Partizanin për Arbnor Fejzullahin, mëson Sport Ekspres. Mbrojtësi anësor i të kuqve ka kohë që pret të largohet jashtë Shqipërie dhe tashmë e ka vendosur, nuk do të rinovojë.
Te Partizani prej vitit 2014, Fejzullahi ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm, por sezoni i fundit ishte i pafat, sepse një dëmtim i rëndë e la jashtë për shumë kohë.
Pavarësisht kësaj, Partizani ia di vlerën dhe gjithnjë ka dashur të rinovojë me të, me shpresën se do ta shiste jashtë.
Gjithsesi, 25-vjeçari tashmë ka vendosur të nisë një aventurë të re dhe ndonëse u fol për një marrëveshje me Skënderbeun, është e qartë që destinacionin i tij është jashtë vendit. Problem mund të jetë fakti që sezonin e shkuar ka munguar or shumë kohë, por në muajt e fundit mbrojtësi është stërvitur rregullisht dhe tashmë duket se ka gjetur formën e duhur.
Largimi i Fejzullahit nuk është e vetmja te Partizani, që është pa trajner dhe kohët e fundit është ndarë edhe nga Idriz Batha, i cili nuk ka pranuar të rinovojë.