Federata Shqiptare e Futbollit shpall Kombëtaren “Nderi i Kombit”, lojtarët dhe stafin marrin titullin më të lartë

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.  Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik. Të ftuar në këtë ngjarje janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kreu i FFK-së, Xhanluka Xambrota, e shumë ish-lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar me titullin më të lartë, “Nderi i Kombit” në futboll ekipin tonë kombëtar. Kuqezinjtë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në fushatën kualifikuese të Euro 2024, ku u renditën në vendin e parë në grup, duke lënë pas Poloninë dhe Republikën Çeke. Ndërkohë në Gjermani i pret një sfidë e vështirë, teksa shorti i ka vendosur në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *