Federata Kroate në kaos, Davor Shuker president i paligjshëm

0

Dhjetorin e shkuar në Kroaci u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Kroate të Futbollit. Në garë ishin presidenti në fuqi, Davor Shuker, dhe Dario Simiç, ish-mbrojtësi i Milanit dhe disa klubeve të tjera.

Fitoi Shuker, por Simiç akuzoi për shkelje të rënda, mungesë demokracie dhe manipulim rezultati.

Atëherë kaloi gjithçka në pak ditë, pak a shumë si ndodh rëndom në gjithë Ballkanin, por ndërkohë u aktivizua Sekretarja e Shtetit për Shkencën, Arsimin dhe Sportin, Janica Kosteliç. Ish-skiatorja e famshme ka qenë në krye të një hetimi që ka zbuluar rregullsi të mëdha në procesin zgjedhor, me delegatë pa të drejtë vote. Shkelja më e rëndë ishte se 5 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv votonin edhe për klube, diçka e ndalur me rregullore.

Tashmë Federata Kroate është në kaos total dhe zgjedhjet mund të përsëriten, por jo më nën administrimin e Federatës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.