Federata Italiane i kthen buzëqeshjen Andrea Pirlos, i ul dënimin Alvaro Moratas

Alvaro Morata u dënua nga Federata Italiane e Futbollit pas protestive në fund të ndeshjes kundër Beneventos. Pavarësisht se takimi kishte përfunduar, arbitri kryesor vendosi t’i tregonte spanjollit kartonin e kuq. Kjo u pasua më pas me dy ndeshje pezullim në kampionat.

Megjithatë Gjykata e Apelit të Federatës Italiane e ka kthyer buzëqeshjen Andrea Pirlos. Kërkesa e Juventusit për ta ulur dënimin është pranuar dhe për këtë arsye sulmuesi do të jetë në dispozicion të bardhezinjve që ditën e dielë në përballjen kundër Xhenoas. Morata e shleu një ndeshje pezullim javën e shkuar, ndërsa në fundjavë me shumë mundësi do të jetë në fushë, pasi është një lojtar kyç i Juventusit këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online