Faza e parë, Vllaznia/ Tifozët janë pasuri e madhe, Jonuz ka “shkopin magjik”

E për të vazhduar me analizën e fazës së parë, tashmë do të ndalemi te Vllaznia. Kur Jonuz erdhi në krye dhe me vonesën e nisjes së përgatitjeve, me një ekip që ka kaq shumë histori, por që vinte nga Kategoria e Parë, kishte shumë dyshime.

Shumëkush mendonte se shkodranët do të vazhdonin historinë e këtyre viteve të fundit për të luftuar në pozitat e fundit të renditjes. Por që me ndeshjen e parë, vjen edhe sinjali ndaj Laçit. Një spektakël i Hygor me golin e tij, për të treguar sadopak se çfarë do të shihnim nga Vllaznia.

Por i vetmi problem ishte shënimi i golave, pasi mbrojtja po e bënte punën thuajse në perfeksion gjatë javëve të para. E gjitha kjo u zgjidh në ndeshjen ndaj Skënderbeut, atje ku do të vinin 4 gola dhe më pas Vllaznia u çlirua për të gjetur lehtësisht rrjetën edhe në ndeshjet e tjera.

Ajo që është disi e çuditshme, mund të quhet fakti se shkodranët humbin në shtëpinë e tyre kur stadiumi është i tejmbushur. Në fakt edhe kjo e ka një llogjikë, pasi kërkohet pak kohë që lojtarët të mbajnë edhe presionin e madh të tifozëve të tyre ndaj një ekipi si Tirana apo Partizani, kur dihet se vijnë nga ajo periudhë për t’u harruar nga Kategoria e Parë.

Gjithsesi, duke evituar ato shishe në fushë që duhet t’i përkasin së shkuarës, sportdashësit shkodranë janë një pasuri e madhe edhe për futbollin shqiptar. Më tepër thuajse së në të gjitha stadiumet e tjera i kemi parë në “Loro Boriçi” tifozët, që me rezultatet pozitive të ekipit të tyre, të krijojnë përshtypjen se po luhet Kombëtarja.

Gjithashtu edhe Jonuz meriton notën “10” për gjithçka ka bërë deri tani. Një biznesmen që paratë janë arsyeja e fundit që ka ardhur në Shkodër. Me skemat brilante dhe që i rrinë përshtat Vllaznisë, pa një lojtar kyç që të bazohet e gjithë loja dhe të zgjidh të gjitha ndeshjet, duke rikujtuar këtu edhe Gilman Likën “e rilindur”, më mirë nuk mund të bëhej.

Nëse drejtuesit do t’i përgjigjen skuadrës me afrime të bujshme sidomos në vijën e parë të sulmit, atëherë kjo Vllazni do të shkojë shumë larg. Nëse te Laçi shënon Naubueze, nëse te Kukësi shënon Shkurtaj, nëse te Tirana bazohet te Dunga apo Ngo, te Vllaznia pritet goli nga të gjithë. /Sport Ekspres

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online