Faza e parë, Bylis/ Shqipëria kërkon të gjejë “Leiçesterin”, vendin e parë s’ia prek as Partizani

Me mbylljen e fazës së parë, “Sport Ekspres” do të zhvillojë disa analiza për skuadrat që kanë lënë gjurmë në këtë periudhë. Pra vetëm sa i përket 9 ndeshjeve të para të kampionatit, atje ku në krye të listës qendron Bylisi.

Matematikisht është mënyra e vetme sesi Partizani mund ta kalojë me një pikë, por në aspektet e tjera nuk ka vend për diskutim. Ballshiotët kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, teksa kanë shënuar 15 të tillë dhe kanë pësuar vetëm 5.

Gjithashtu edhe në ndeshje direkte ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, që u mbyll me rezultatin 1-1, do të ishte vetë ekipi i Dovedan që do të shënonte golin dhe autogolin. Por edhe rezultatet e marra kanë një vijë llogjike më të lartë dhe pa luhatje, ku e vetmja humbje ka ardhur në javën e parë, atje ku gjithçka është e justifikuar dhe më pas asnjë hap i gabuar.

E parë në këtë kënvdështrim, Partizani do të ishte një pikë larg Bylisit në mbyllje të fazës së parë, por tifozët do të mbanin mend si kampion pikërisht ballshiotët. Kjo renditja ka bërë që në Shqipëri të kujtohet edhe rasti i Leiçesterit.

Për ndokënd mund të duket edhe e ekzagjeruar, por baza e llogjikës ekziston. Leiçesteri arriti të përfitonte në një kampionat ku “të mëdhatë ishin zhdukur” dhe po bënin shumë hapa të gabuar. Asnjë ekip gjigant i “Premier League” nuk po arrinte të bënte diferencën duke i lënë terrenin surprizës më të madhe. Tashmë pyetja nuk është sesa fuqi ka Bylisi ndaj rivalëve të tjerë, pasi në fazën e parë i ka mundur të gjithë, por deri kur mund ta mbajnë këtë formë? /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online