“Fatkeqësi që luajta me fanella të tjera”, Morata thumbon Realin: Kam qenë gjithnjë i Atleticos

Alvaro Morata është një sulmues që përgjatë karrierës së tij deri tani kanë mbajtur veshur fanella me shumë peshë në arenën europiane. E nisi fillimisht me të rinjtë e Atletikos së Madridit, për të luajtur më pas rivalët kryesorë të tyre, Realin e Madridit, e duke vijuar me Juventusin dhe Chelsean. Por këtë sezon është rikthyer sërish aty ku e nisi, te Atletico e Madridit ku po rigjen sërish veten nën urdhërat e Diego Simeones.

Sulmuesi spanjoll ka folur më tepër rreth karrierës së tij në një takim virtual me tenistin Fabio Fognini. Morata ka bërë të qartë se gjithnjë e ka pasur ëndërr të luante në “Vicente Calderon”, por fatkeqësisht këtë e bëri realitet me një tjetër fanellë dhe jo me atë të Atleticos, duke lënë të kuprohet se nuk i ka pëlqyer të luante më Realin e Madridit në atë stadium.

“Kur isha i vogël unë shpërndaja topat te Atletico. Pastaj erdhi një kohë kur unë ndalova së shijuari të luajturit me shokët e mi. Ishte ai ndryshimi që vjen kur kalon nga të qenurit një djalë që ia kalon bukur duke luajtur futboll në një dimension professional. Njerëzit nisin të kenë menaxherë, sponsor këpucësh… Nisa të kisha shumë presion dhe gjithashtu nuk luaja titullar. Për këtë arsye vendosa të largohem. Shkova te Getafe për një vit, një vit të bukur, dhe më pas te Reali i Madridit.

Por me babain tim unë shkoja te “Vicente Calderon” dhe ëndërroja të luaja atje. Fatkeqësisht më është dashur të luaja me fanella të tjera dhe jo me të Atleticos, por unë gjithmonë kam qenë nga Atletico. Ajo që kam përjetuar qendron, por tani jam më i lumtur se kurrë më parë”, ka thënë Alvaro Morata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online