Tashmë ëhtë zyrtare, klubi i Barcelonës i jep fund vuajtjeve për sulmues dhe nënshkruan me pjesëtarin më të ri të ekipit. Ashtu siç edhe u përfol, katalanasit kanë siguruar shërbimet e lojtarit të Leganesit, Christensen Braithwaite. Ky i fundit ka shënuar 8 gola këtë sezon në La Liga dhe aftësia e tij për të luajtur në mesfushë, në të majtë apo në qendër të sulmit e kanë bërë të jetë alternativa e duhur për idetë e Setien.
Një lajm ky disi i keq pë sulmuesin kuqezi, Rei Manaj, që fati nisi t’i buzëqeshte pas dëmtimit të Suarez dhe më pas të Dembelesë. Me Barcelonën në krizë për sulmues, futbollisti shqiptar ishte i vetmi “9”-sh në listën e Setien dhe mund të luante gjithë shanset e tij për të siguruar një vend në ekip. Pas stërvitjeve me ekipin e parë arriti të siguronte edhe ftesën e Setien, megjithëse nuk ia doli të debutojë.
Por nëse fati do ishte ai që do ndizte shpresat për një debutim, po fati është ai që i zbeh këto të fundit. Dëmtimi i Dembele nga një asist për Manaj, u kthye në një fat të keq për të. Tashmë me blerjen e 28-vjeçarit për 18 milionë euro dhe me një kontratë 4-vjeçare të firmosur prejt tij, atëherë debutimi duket edhe më i vështirë për Manajn. Megjithatë në futboll nuk ka të pamundura dhe sulmuesi shqiptar duhet të luajë të gjitha kartat e të mundohet të bindë me aftësitë e tij në fushë./Sport Ekspres/
?? @MartinBraith, the newest Barça player!
? Welcome! pic.twitter.com/nycwVPP3hb— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 20, 2020