Fati i buzëqesh në fund Kroacisë, e nderon portieri!

Spektakël në 4 minutat e para, asgjë në 113 minuta. Kroacia e Danimarka kanë luajtur një ndeshje shahu, me shumë frikë e pak futboll, aq sa dukej se shtesat luheshin kot.

E nisi Danimarka me gol, barazoi Kroacia në minutën e katërt dhe më pas shumë taktike. Deri në minutën e 117-të, kur Rebiç fitoi penallti, por Kasper Shmajkël ia priti Modriçit.

U desh lotaria e penalltive, një dramë e vërtetë.

Eriksen e Badelj e nisën keq, portierët perfektë. Në fund edhe Shëne e Jorgensen nuk ia dolën përballë Subashiç, ndërsa Shmajkël ndali vetëm 2 penallti dhe Kroacia fluturon në çerekfinale.

KROACI – DANIMARKË    1-1

Shënues: Jorgensen 1′ / Manxhukiç 4′

TRIUMFON KROACIA: 3-2, në një thriller, me 5 penallti të humbura, triumfon portieri kroat Subashiç.

GJUHEN PENALLTITË

117′ PENALLTI PËR KROACINË, FAULL NDAJ REBIÇ! GJUAN MODRIÇ DHE PRET KASPER SHMAJKËL.

FUND – Asnjë fitues në 90 minuta, në një ndeshje që nisi frikshëm, por që u shuajë pak nga pak. Danimarka është shumë e organizuar, Kroacia nuk e shfaqi dot potencialin e vet sulmues.

70′ Kjo ndeshje po zvarritet drejt shtesave. Të dyja palët kanë frikë dhe Danimarka është mjaft e sigurt në mbrojtje. Krejt ndryshe Kroacia, nuk është skuadra perfekte sulmuese e grupeve.

60′ Qetësi totale në pjesën e dytë, Kroacia është në gjumë.

PUSHIMI I NDESHJES – Nisi me krisma, por 41 minutat e tjetra të pjesës së parë nuk ishin spektakli që premtonte fillimi. Kroacia superiore, por Danimarka luan ashtu si di, e kujdesshme në mbrojtje dhe në pritje të hapësirave në kundërsulm.

4′ GOL KROACIA! Çfarë reagimi! Danimarka gabon në mbrojtje, Manxhukiç i shkathët në, one, barazim!

1′ GOL DANIMARKA! Nje pasim në zonën kroate nga Delanej gjen të lirë sulmuesin kryesor Jorgensen, i cili shënon. Start i pabesueshëm danez!

Në Nizhni Novgorod, qytetin rus që ishte i mbyllur për të huajt nga viti 1959 deri në 1991, Kroacia e Danimarka do të përballen në një sfidë mjaft interesante në 1/8-at e Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kanë lojtarë klasi, Kroacia më shumë natyrisht, por skandinavët kanë treguar gjithmonë se me disiplinën e tyre dhe ftohtësinë gjatë ndeshjes mund të befasojnë këdo.

Në fazën e grupeve Kroacia ishte ekipi më i mirë i Botërorit, duke dhuruar spektakël, por Danimarka ka Eriksenin dhe e kaloi grupin pa humbur asnjë takim, ndaj nuk duhet nënvlerësuar.

Trajneri Hareide ka fituar kudo, kampion në Norvegji, Suedi e Danimarkë, ndërkohë që para ndeshjes i bën elozhe Kroacisë së Zllatko Daliçit: “Tani ndryshon gjithçka, nuk luhet si në grupe. Kroacia është një ndër ekipet më spektakolare të turneut, ushtron presion pa fund, por ne duhet të luajmë në mënyrën tonë, si skuadër, me inteligjencë. Penalltitë e mundshme? Kemi punuar edhe për to, duam të barazojmë rezultatin më të mirë në historinë e Danimarkës”.

Ndërkaq, Daliç paralajmëron: “Duhet të kemi durim, mos të na kapë ankthi nga rezultati. Në këtë qytet mundëm 3-0 Argjentinën dhe më duket një ogur i mirë. Nëse fitojmë, do kthehem këtu si turist”.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. Kroacia do të mundohet t’i japë tempin ndeshjes me një mesfushë fantastike të udhëhequr nga “mozarti” Modriç dhe të mbështetur nga Rakitiç, Brozoviç e Perisiç. Manduzukiç është “lokomotiva” e skuadrës ballkanase.
Danimarka do të mundohet të bëjë surprizën, Rusia i frymëzoi, rëndësi ka grupi jo individi. Futbolli nuk është shkencë ekzakte.

20:00/ Kroaci – Danimarkë

Formacionet zyrtare:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *