Fati i buzëqesh Marash Kumbullës te Roma, i hap rrugën Smalling dhe nuk ka malore

Pasi rikthehet në Romë nga Kombëtarja me një shije jo të mirë, Marash Kumbulla “përvësh mëngët” dhe bëhet gati për t’u kthyer sërish në fushën e blertë. Mbrojtësi shqiptar u mendua se nuk do të luante si titullar në ndeshjen e së dielës kundër Beneventos. Dy transfertat e lodhshme të Shqipërisë dhe njëkohësisht një zgjedhje e trajnerit për të parë të gjithë qendërmbrojtësit do ta penalizonte Marashin.

Smalling erdhi si afrimi i fundit për trajneri Fonesca që kërkoi ta shihte sërish në ndeshjen ndaj Beneventos. Nga ana tjetër të paprekshëm ishin Mancini dhe Ibanez, me këtë të fundit që ka nisur një sezon të ri për notën “10”, duke qenë i jashtëzakonshëm në ndeshjet e Romës.

Megjithatë treshja e mbrojtjes ndaj Beneventos do t’i përkasë edhe njëherë bashkimit me Kumbullën. Kjo pasi Smalling ka pësuar një dëmtim të lehtë në gju dhe është duke u stërvitur i diferencuar, atje ku pritet që të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *