Marash Kumbullës i ka buzëqeshur fati për t’i treguar Murinjos vlerat e tij. Trajneri portugez kërkonte më shumë eksperiencë në qendër të mbrojtjes duke i besuar fillimisht dyshes Smalling-Mancini, ndërsa Ibanez-Kumbulla garantojnë gjithashtu siguri, por do të përdoreshin si mundësi e dytë. Megjithatë planet nuk shkuan siç priteshin pasi Smalling ka pësuar një dëmtim muskular në stërvitje.
Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por sipas mediave italiane mbrojtësi do të mungojë ndaj Trabzonspor në “Play-Off” të Conference League, ndërsa shihet e pamundur edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të Serisë A me Fiorentinën. Kështu Kumbulla do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij dhe ta bëjë Murinjon që ta shoh si zgjedhje të parë. /Sport Ekspres/