Tibu Kurtua ka sqaruar gabimin e tij që solli edhe golin e dytë të Liverpulit në përballjen e mbrëmshme, e cila përfundoi me rezultatin 2-5 për Realin e Madridit. Portieri belg e ka konsideruar fat të keq humbjen e kontrollit mbi topin, por ngushëllohet edhe me gabimin e homologut të tij, Alison Bekerit. Sa i përket Liverpulit, Kurtua tregohet i sinqertë dhe shprehet se të kuqtë janë më të brishtë në mbrojtje në krahasim me vitin e kaluar.
“E vërteta është se ishte pak fat i keq që e dreqosa ashtu. E kontrollova mirë dhe fillimisht doja ta pasoja, por pashë Salanë që po qendronte i palëvizur dhe thashë: “Epo mirë, di e pasoj në të djathtë“. Por ai kërcen nga gjuri im. Goli i Viniciusit në bëri të merrnim frymë dhe më pas Alisoni bën të njëjtën gjë dhe ne jemi të fortë në kundërsulm. Mendoj që Liverpuli nuk është i njëjti ekip si vjet. Duhet të jemi të sinqertë, ata janë më të brishtë në prapavijë“, ka deklaruar Tubu Kurtua./Halit Delibashi-Sport Ekspres/