Fasone mundohet të qetësojë Milanin: Paratë kineze po vijnë

Historia e Milanit me borxhet dhe UEFA-n duket se po kthehet në një telenovelë pa fund dhe po irriton gjithnjë e më shumë tifozët, që lexojnë çdo ditë lajme mjaft shqetësuese.

Megjithatë, Jonghong Li nuk ka ndërmend të lërë drejtimin e Milanit, ka konfirmuar administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, për Calciomercato.com.

“Paratë e Jonghong Li po vijnë” – ka deklaruar Fasone në lidhje me shtimin e kapitalit prej 10 milionë eurosh nga biznesmeni kinez.

Po artikulli i New Jork Times, që flet për një përjashtim të mundshëm të Milanit nga kupat për disa vite? “Janë gjëra që i lexojmë prej kohësh, asnjë gjë e re”, ka shtuar Fasone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *