Faqja e njohur bën parashikimin për grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, na lë me Serbinë dhe Danimarkën

Shqipëria ka lënë mbrapa aventurën e Ligën e Kombeve që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Tani është momenti për një fillim të ri, në kualifikueset e Europianit. Parashikime të ndryshme kanë nisur për të treguar se cili do të ishte grupi më i vështirë dhe më i lehti për Shqipërinë.

Por faqja e njohur për statistikat dhe parashikimet, “Weglobalfootball”, ka shkuar një hap më tej duke bërë një parashikim sesi mund të jenë grupet e kualifikueseve të Europianit. Sipas saj, Shqipëria do të gjendej në këtë grup: “Danimarkë, Serbi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Sllovaki”.

Nga ana tjetër, Kosova do të provonte ferrin e vërtetë, pasi sipas “Weglobalfootball” do të provonte këta rivalë: “Spanjë, Angli, Norvegji, Kosovë, Maltë”. Vlen të theksohet se dy vendet e para do të kualifikohen për në Europian./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *