Emocionuese/ Detaji që u anashkalua te përplasja me tifozët, Qazim Laçi ulet pranë shtyllës dhe reflekton me simbolet kombëtare

Fund të trishtë kishte kjo aventurë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Duhej të shërbente si një shans i madh për të kaluar në Europian, por në fund kishim panoramën ku tifozët nuk pranuan lojtarët. E teksa këta të fundit zgjodhën sërish që të shkojnë pranë tyre, gjatë momenteve kur futbollistët i kanë dhënë fanellat, ato kanë përfunduar të hedhura mbrapsht.

Madje ishin tifozët që u dhanë lojtarëve bluzat dhe shallet e tyre, kryesisht të grupit të TKZ. Përjetimi i Sokol Cikalleshit dhe Qazim Laçit kanë bërë diferencën në këtë takim të rrallë në historinë e Shqipërisë. Por detaji që u anashkalua ishte fakti se pasi mori shallin nga një prej pjesëtarëve të TKZ, Qazim Laçi shkoi që të ulej pranë shtyllës, duke parë simbolet kombëtare dhe duke reflektuar me veten nën vërshëllimat e tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online