Aventura e Luka Joviçit në radhët e Realit të Madridit rezultoi një dështim. Sulmuesi serb erdhi me pritshmëri të mëdha pas shkëlqimit në radhët e Ajntraktit të Frankfurtit, por për asnjë moment nuk justifikoi paratë e shpenzuara për transferimin e tij.
Prestigjozja spanjolle, “Marca”, jep më tepër detaje mbi mendimin e pjesës tjetër të skuadrës për 24-vjeçarin serb. Sipas saj askush nuk e dallon Joviçin se kur hyn e kur del nga dhomat e zhveshjes, duke i ngjarë më tepër një fantazme.
“Shokët e tij të skuadrës mendojnë se paraqitjet e tij të përditshme janë larg idealit kur bëhet fjalë për marrjen e përgjegjësive për të cilat duhet të luf.tohet, veçanërisht kur Karim Benzema është para jush. Në dhomat e zhveshjeve thonë se askush nuk e vë re kur ai vjen dhe kur largohet. Fantazma”, shkruan “Marca”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/