Peshëngritsja e KS Teuta, Arjeta Rade, arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Europian të Shtangës zhvilluar në Durrës. Sportistja e talentuar mori medalje bronzi në shtytje (e treta) dhe e gjashta në shkëputje.
Në dygarësh Rade u pozcionua e katërta në peshën 81 kg, kategoria U23. Një rezultat i shkëlqyer për shtagnisten e KS Teuta, e e cila stërvitet nga trajneri Besnik Psatha. Kjo ishte medalja e parë e Shqipërisë në Europianin, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram