Dita-ditës po shtohet organika dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në ekipe elitare të Europës. Këtë herë flitet për Andrea Ndojin, që ditën e sotme do ta mbajë mend gjatë në jetën e tij. Vetëm 19-vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U-21.
Ndërkohë arriti që të debutonte me ekipin e parë të Olimpiakosit. Aktualisht është duke u luajtur ndeshja e kampionatit me OFI dhe Ndoj gjendet në rolin e qendër mbrojtësit, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues. /Sport Ekspres/