Myrto Uzuni ka shënuar një tjetër gol në kampionat, këtë herë në përballjen mes Granadas dhe Racing Santander. Aktualisht kjo përballje është në shifrat 2-0 dhe në minutën e 52, Uzuni ka shënuar golin e dytë.
Megjithatë ky nuk ishte thjesht një gol statistike apo që e afron Granadën më shumë me tre pikët, por një gol historie. Pavarësisht se në mediat shqiptare është thënë që në javën e kaluar se Uzuni ka barazuar legjendën e Granadas me 44 gola, El Arabin, si lojtari me më shumë gola në historinë e këtij klubi, në Spanjë flasin ndryshe.
Në mediat spanjolle thuhet se El Arabi ka shënuar 45 gola dhe tani Uzuni i bashkohet këtij lojtari dhe një tjetër futbollisti, Porta, me po 45 gola, duke qenë tre lojtarët me më shumë gola në historinë e ekipit. Gjithashtu Uzuni dhe El Arabi janë lojtarët e huaj me më shumë gola në historinë e Granadas. Kjo thjesht sa për saktësim pasi Uzuni ka edhe disa minuta të tjera për të qenë i vetëm në librin e historisë së Granadas dhe nëse nuk do t’ia dalë sot, ka ende shumë ndeshje përpara për të vendosur një rekord që do të duhen shumë vite të tjera për t’u thyer. /Sport Ekspres/