Reali i Madridit siguroi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat të përgjithshëm 6-2 kundër Liverpulit. Pas përfundimit të takimit, në “Santiago Bernabeu” është vendosur himbi i tifozëve të klubit anglez: “You will never walk alone”, duke treguar kështu respekt për “the reds”-at. Reali përcjell Liverpulin me këngën simbolike të tyre, një gjest të cilin Ançeloti e ka përshëndetur dhe ka shpjeguar edhe arsyen përse u mor ky vendim.
“Gjesi për Liverpulin ishte shumë i mirë, sepse ata janë një klub zotërinjsh. Ata e nderuan ‘Amancio’-n në ndeshjen e parë dhe ishte një gjest i drejtë nga klubi ynë karshi tyre”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A classy touch from Real Madrid ?
The Bernabeu rings out YNWA for the Liverpool fans at FT ? pic.twitter.com/W07hWfVCnm
— LiveScore (@livescore) March 15, 2023