Fantastike/ FSHF merr vendimin për strehuar familjet e lojtarëve të Ukrainës, pritet të vijnë në Shqipëri

Në këtë kohë të pazakontë për gjithë Europën, edhe FSHF ka vendosur që të jap kontributin e saj. Sipas asaj që u pa në rezolutën jashtë rendit të ditës në punimet e sotme të Asamblesë, Qeveria e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur për të strehuar të gjithë familjet e lojtarëve të Ukrainës.

Ky shtet po përjeton dramën e vërtetë duke u kthyer shumë vite mbrapa në histori pas invazionit të Rusisë në territorin e tyre. Padyshim që veprimi i bërë nga FSHF është për t’u përshëndetur në këtë rast. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *