Shumë tension ka pasur mes dy tifogrupeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkupit dhe Shkëndijës. Në minutën e 9 të takimit do të ndërpritej ndeshja mes tyre, pasi Shvercerat sulmuan disa prej lojtarëve të Shkëndijës.
Por Hoxha dhe bamirësi i njohur, Halil Kastrati, ka qenë ndërmjetësi për pajtimin mes dy tifogrupeve më të zjarrta shqiptare. Betimi është dhënë në Prekazin legjendar të Jasharajve, ku janë takuar drejtuesit te Shvercerave dhe Ballistëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/