Fanatics: Na provokuan, nuk kishim arsye për trazira

Derbi i basketbollit Tirana-Partizani, luajtur dje në Farije Hoti, nuk përfundoi. Kaos nga tribunat, përleshje, agresion dhe pushtim parketi, me grupimin e njohur Tirona Fanatics protagonist.

Megjithatë, Fanatics kanë dalë me një deklaratë ku kanë sqaruar ngjarjen e djeshme. Ata akuzojnë një basketbollist të Partizanit, por edhe policinë e shtetit, ndërsa i kërkojnë falje skuadrës bardheblu.

Gjithashtu, Fanatics kanë paralajmëruar se do të jenë sot në Kuçovë për sfidën kundër Tomorit, ndeshje e veçantë, duke kujtuar inatin e vjetër të Tomorit dhe tifozerisë beratase, që akuzon për një kampionat të vjedhur thuajse dy dekada më parë.

NJOFTIMI

Fanatics ben me dije se nuk ka pasur asnje qellim per te destabilizuar gjendjen e lojes, sidomos ne nje moment ku ekipi vetem po thellonte rezultatin duke e dominuar bindshem kundershtarin gjate gjithe lojes.
I gjithe reagimi i TF ka ardhur pas provokimit nga nje prej lojtarve te ekipit kundershtar i cili ka filluar ofendimet drejt Kop-it. Ne nje situate te tille nuk mund te rrinim duarkryq pasi vet atmosfera ishte teper e ndezur.
Ndjejme keqardhje per ekipin i cili humbi nje ndeshje qe e kishte fituar ne cdo aspekt te mundshem!
Ndjejme keqardhje gjithashtu per sjelljen aspak normale te forcave te rendit, te cilet ndeshje pas ndeshje po rrisin provokimet ndaj antareve tane duke sjelle ”rregulla” PARADOKSALE si:
-Nuk lejohesh te futesh ne pallatin e sportit pasi ke dale ne pushim per tu freskuar apo thjeshte per te pire uje.
Nuk lejohen celesat e shpise apo dhe leket ne qindarka!
Keto rregulla nga ‘policia’ ”shtetit” do te ishin te denja per nje vend nen rregjimin komunist por per ne eshte e PAPRANUESHME!

I bejme me dije gjithashtu ekipit qe:

Na keni bere krenare pafundesisht me sukseset dhe perfaqesimit DINJITOZ qe i keni bere emrit te Tirones, gje qe u pasqyrua dhe nga paraqitja e sotme…
Tirona Fanatics ju mbeshtesin dhe do te jene me ju. Pavaresisht fitoreve eshte serioziteti dhe dashuria qe ju keni treguar per emrin e Tirones.

Fanatics jane me ju!

Forca Tirona!

One thought on “Fanatics: Na provokuan, nuk kishim arsye për trazira

  1. Ju jeni per tju shkerdhyer para dhe mprapa more muter.Keni kurajo te beni dhe deklarate percares dhe nxitesh konfliktesh me prapavije politike,por qe skeni bythe per te bere me teper sepse jeni ordiner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *