Luftë kundër Refik Halilit, por tashmë në stadium. Fanatics janë kthyer në “Selman Stërmasi” pas një mungese të gjatë, për të vijuar protestat kundër presidentit të Tiranës, por aty janë konfliktuar me forcat e rendit, që kërkonin të ndalonin vendosjen e banderolave të shumta të Fanatics.
Konfrontim i ashpër, shoqëruar me disa arrestime, siç njofton vetë grupimi ultras i Tiranës: “14 anëtarë të Tirona Fanatics janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 2. Arsye apo shpjegime per ndalimin e tyre nuk ka! TF duke qenë koshiente se lufta ka dhe pengesat e saj, i bën me dije te gjithëve qe ndalimet dhe represioni nuk na bëjnë asgjë tjetër veç se na forcojnë akoma më shumë drejt synimeve tona. Ne nuk do tërhiqemi dhe beteja jonë sapo ka filluar. KOHA JUAJ MBAROI! Tirona Fanatics 16/9/2017”.