Nuk ka fund debati në lidhje me arbitrimin e amerikanit Mark Geiger në sfidën e djeshme mes Anglisë e Kolumbisë.
Një penallti e kundërshtuar pa fund nga Kolumbia, por edhe shumë situata të tjera krijuan tension dhe u pa qartë që Geiger e humbi kontrollin e ndeshjes.
Edhe sulmuesi kolumbian Radamel Falkao kritikon ashpër gjyqtarin: “Arbitri ishte katastrofë, është anormale që ai komunikonte gjithë kohën në anglisht me lojtarët e Anglisë. Kështu nuk është asnjanës, mendoj.
” Dukej qartë që kur ai ishte në dyshim, vërshëllente vetëm në favor të Anglisë”.
Nderkaq, portieri Ospina mundohet të shmangë polemikat: “Derdhëm edhe pikën e fundit të djersës dhe kthehemi në shtëpi me ndërgjegjen e pastër, sepse dhamë gjithçka”.