Kukësi është duke vazhduar përgatitjet për rifillimin e kampionatit shqiptar, ndërsa nuk mungon edhe harmonia në skuadër. Vetëm në këtë mënyrë mund të luhet edhe shansi i vetëm për të tentuar titullin kampion, ndërsa Tirana është 9 pikë para dhe disi e shkëputur në kryesim.
Në specialen e përgatitur nga “RTSH Sport”, mes sigurisë së madhe të pjesëtarëve të klubit për të arritur 10 fitore radhazi, nuk kanë munguar as momentet gazmore. Krasniqi është kthyer si gazetar, duke intervistuar shokët e tij të skuadrës.
Kur është ndalur te Vasil Shkurtaj ka marrë një përgjigje “nuk kam koment”, duke e etiketuar si të çmendur. Ndërkohë nga ana tjetër, Kristal Abazajt i’u shtrua pyetja sesa herë do të shënonte deri në fundin e kampionatit: “Nuk ka lidhje sesa gola do të shënoj. Jam shumë i lumtur që jam në një ekip me Enis Gavazajn, është privilegj i madh. Falenderoj Zotin që jemi në një ekip”, u shpreh Abazaj me humor. /Sport Ekspres/