Shqipëria po zhgënjen me përfaqësimin e saj në Lojërat Olimpike, ndërsa peshëngritja dhe Smajlaj mund të jenë shpëtimi i vetëm. Calja ka marrë vendin e katërt në garën e zhvilluar para pak ditësh, ndërsa tani është radha për Erkand Qerimaj.
Shpresat janë të mëdha për të dalë me medalje. Në garën e zhvilluar në kategorinë -81 kg, Qerimaj mori vendin e parë në Baterinë B sa i përket dygarëshit. Rezultati ishte 8 kg më shumë nga çfarë është arritur në stërvitje. Tanimë do të jetë momenti i së vërtetës në Baterinë A pas fitores në rivalitetin me 3 peshëngritës. /Sport Ekspres/