Faleminderit! Ledian Memushaj, njeriu që i dha aq shumë Kombëtares, e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Mesfushori ka varur këpucët në gozhdë, duke e mbyllur me kontributin e dhënë në fushën e blertë.
Menjëherë Memushaj ka marrë edhe postin e ri. Presidenti i klubit të Pescara i ka besuar shqiptarit rolin e trajnerit tek të rinjtë e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/