Asnjë surprizë! Quhet “paraziti” më i madh në futboll, Bale refuzon Serinë A për…Amerikën

Gareth Bale do të largohet me parametra 0 nga Real Madrid pas përfundimit të kontratës. Klubi dhe lojtari nuk gjetën një akord në lidhje me rinovimin e kontratës që përfundon në 30 qershor. Gareth Bale e kaloi sezonin e fundit në stol dhe tani kërkon një klub që të vazhdojë karrierën e tij. Për uellsianin ka oferta të shumta nga Seria A, Premier Leage dhe La Liga por ai preferon të transferohet në Amerikë për të mbyllur karrierën e tij.

Los Angeles FC, pas akordit me Giorgio Chellinin, është hedhur në sulm edhe për Gareth Bale. Sulmuesit i pëlqen destinacioni pasi është maksimumi i ofertës që mund të marrë. Ende nuk dihen detajet e ofertës, por Los Angeles FC do të ishte destinacioni ideal për të mbyllur karrierën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online