“Faleminderit Juventus”, kreu i Federatës Italiane duartroket bardhezinjtë: Një shembull për të gjithë

Juventusi arriti akordin me futbollistët dhe Sarrin për të shkurtuar rrogat e tyre si pasojë e kësaj situate të vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Chiellini ishte ai që bindi shokët e skuadrës për të shkuar drejt një zgjedhjeje të tillë, ndërsa ky gjest është përshëndetur edhe nga kreu i Federatës Italiane të Futbollit. Gravina ka falenderuar bardhezinjtë që hoqën dorë nga paga e tyre dhe e tregon “Zonjën e Vjetër” si një shembull për të gjithë.

“Marrëveshja e arritur nga Juventus është një shembull për të gjithë sistemin. Falënderoj Giorgio Chiellinin, shokët e tij dhe Maurizio Sarri, sepse në vazhdën e bashkëpunimit që Federata ka shpresuar për ditë të tëra, ata e kanë vendosur interesin e përgjithshëm në qendër të bashkëveprimit të tyre me klubin.

Uniteti dhe solidariteti në botën e futbollit përfaqësojnë përgjigjen e parë të shkëlqyeshme për urgjencën që po përjetojmë dhe e cila rrezikon të jetë edhe më serioze nëse nuk kemi nevojë të kthehemi në lojë. Vetëm përmes kontributit të të gjithë protagonistëve, secili nga ana e tij, do ta bëjmë futbollin më të fortë”, ka thënë Gravina./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online