“Falë Zotit që nuk luajmë me Real Madridin çdo javë”, Klop: Ançeloti mendon se u kualifikua tani, por pas 3 javësh…

Klop ka folur për humbjen e Liverpul në shifrat 2-5 ndaj Real Madrid në shtëpi. Gjermani nuk është dorëzuar ende dhe mendon se ekipi i tij ka ende shanse kualifikimi në Champions League, pavarësisht se kjo duket si mision i pamundur.

“Ne kështu kemi luajtur edhe në ndeshjet e tjera. Nuk duhet të mbrohemi gjithmonë në këtë mënyrë si ndaj Real Madrid. Ata janë një nga ekipet më të mira në botë dhe falë Zotit nuk kemi pse të luajmë kundër tyre çdo javë.

Është e vështirë të mbrohesh kundër tyre. Mendoj se kualifikimi duket i vendosur tani, Ançeloti mendon se kualifikimi është mbyllur dhe ka të drejtë tani, por pas 3 javësh kur të vijë ndeshja tjetër… Do të shkojmë për të fituar atje dhe të shohim sesi do të shkojë”, tha Klop. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online