Etrit Berisha ka debutuar me Torinon në Serinë A pas problemeve në dorën e Milinkovic Savic. Portieri serb kishte prej kohësh që po dhuronte performanca të dobëta me statistikat që flisnin kundër tij, por trajneri Juriç i ka besuar verbërisht.
Ndërkohë në ndeshjen që luajti Berisha, porta e Torinos u mbajt e paprekur ndaj Bolonjës. Sigurisht, gardiani shqiptar nuk kishte prova të vërteta dhe thuajse nuk u vendos kurrë në vështirësi serioze.
Juriç e komplimentoi duke thënë se është rritur ndjeshëm nga fillimi i tij te Torino, por nga ana tjetër lë ende në mëdyshje aktivizimin në ndeshjen tjetër, që është kundër Interit. Nëse Berisha ulet në stol, faji i tij i vetëm është se Bolonja nuk do e provoi më shumë portën e Torinos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/