Fair-play financiar dhe lëshime nga Kina, Interi tani nuk ka më justifikime

Pse u largua Valter Sabatini nga Interi? Tifozët zikaltër, por edhe mediat, nuk e kanë të qartë arsyen pse një ndër drejtuesit më të mirë në Itali u largua nga klubi zikaltër me dëshirën e vet, i zhgënjyer.

Tashmë të gjithë dyshojnë se largimi i tij lidhet me mungesën e grupit Suning për të investuar. Prej dy dritare shumë merkatoje Interi nuk blen dhe ndjek politikën e autofinancimit, duke u justifikuar me rregullat strikte të Fair-play financiar, ndërkohë që edhe Kina ka bllokuar daljen e fondeve nga vendi.

Megjithatë, tashmë gjërat po ndryshojnë, sepse Kina e ka ulur presionin dhe po bën lëshime, duke ndryshuar rregullat. Ndërkaq, edhe UEFA do të mundohet të frenojë shpenzimet e çmendura të PSG-së me shokë, duke lejuar 100 milionë euro minus në bilancin sezonal. Kjo do të thotë që më rregullin e ti përfiton Interi, që mund të shpenzojë deri në 100 milionë, pa shkelur rregulloren

Tani Suning nuk ka më justifikime, duhet të blejë, përndryshe të gjithë do ta kenë të qartë që thjesht nuk duan të shpenzojnë dhe nuk është çudi që në verë Mauro Ikardi të shitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *