“Eventi më i rrallë që na ka ardhur në Shqipëri”, Altin Lala flet në UEFA: Roma ose Leicester vijnë në Tiranë

Altin Lala u përzgjodh nga UEFA për hedhjen e shortit të Conference League me finalen që do të zhvillohet në Tiranë. Ish-kapiteni i Kombëtares u shpreh i lumtur për besimin e këtij eventi. “Është eventi më i rrallë që na ka ndodhur në Shqipëri.

Populli shqiptar është i lumtur. Ëshë një eventi i mirë edhe për klubet, që kanë mundësinë të fitojnë një kompeticion europian. Ka ekipe të mëdha si Roma, Leiçesteri, Marseja dhe shpresoj se njëra prej tyre do të vij në Tiranë pr finalen”, ka thënë Altin Lala./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *