“Europianin e duam të gjithë”, Marani kënaqet me punën e bërë te Shqipëria: E kemi kuptuar se sa jemi rritur

Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipi ynë kombëtar ka fituar me shifrat 0-2 falë golave të Manajt dhe Hysajt. Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë ta përfundojnë kompeticionin në krye të grupit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”.

Maran: “Kjo fitore ka sjellë me vete shumë fitore të tjera të vogla. Komolimenta për lojtarët. Kanë që 3 lojtarë që kanë debutuar. Por kemi përmirësuar edhe disa statistika të tjera, rekord pikësh dhe kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak gola. Në fillim të një rrugëtimi nuk e ke të mundur ta perceptosh se sa lojtarët do t’i përgjigjet ideve të tua. Me zhvillimin e këtyre 6 ndeshjeve e kemi kuptuar që jemi rritur shumë. E kemi kuptuar nga dëshira dhe grinta që kanë lojtarët. Europianin e duam të gjithë. Jemi në pikat e duhura për të shkuar në Europian. Falenderoj presidentin e Federatës që më ka besua mua për këtë detyrë”.

Asllani: “Ky ishte objektivi jonë. Trajneri e ka thënë që kur erdhi ditën e parë. Ishte ëndrra jonë kjo, të dilnim në vend të parë. Dolëm të parët dhe tani t? shohim ç’do të kemi përpara. Trajneri është shumë i lumtur. Na komplimentoi të gjithëve në dhomën e zhveshjes. Çdo trajner e do kohën e vetë. Tani po kuptohemi të gjithë në fushë. E dimë se çfarë kur vjen në Kombëtare. Luajmë për kombin tonë dhe kjo është shumë e bukur. Na duheshin vetëm 3 pikë sot dhe jam shumë i lumtur”.

Mitaj: “Luajmë shumë mirë me Pilon. Është një lojtar që luan mirë dhe e merr mirë krahun. E bëjmë mirë këtë punë në krahë të majtë. Për sa i përket qetësisë ësht? diçka që e kam pasur që kur kam qenë i vogël, që kur kam filluar të luaj futboll. Më pëlqen futbolli, argëtohem kur luaj. Gjithmonë kur fitojmë ndeshjet ka festë në dhomën e zhveshjes, sidomos kur fitojmë edhe vendin e parë”.

Gjimshiti: “Baza eksiston. Tashmë prej një kohe të gjatë shumë prej çunave jemi bashkë në këtë Kombëtare. Ata të rinj që vijnë na përmirësojnë si ekip dhe si Kombëtare. Nuk ka limite. Të përmirësohemi dhe të shikojmë përpara.

Shehu: “Jam shumë i lumtur që performova mirë. Kemi potencialin dhe kualitetin e duhur për tu përballur me ekipe më të forta. Jemi në rrugën e duhur. Europianin shpresoj ta arrijmë me anë të kualifikueseve dhe jo me anë të play off-it” ./Sport Ekspres/