Finlanda do të bëhet skena qendrore për sportet ndërkombëtare, pasi do të zhvillohet European Master Games duke filluar nga 26 qershori deri në 9 korrik.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kompeticion me peshëngritësin Kreshnik Leka, i cili gjithnjë ka sjell medalje të rëndësishme duke ngritur lartë flamurin shqiptar.
Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe synon të kthehet me medalje ari.
Në edicionin e kaluar në Torino zhvilluar në 2019, ku ishin mbi 7500 atletë nga e gjithë bota, Kreshnik Leka mori medalje ari në peshëngritje.
Në total Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ka fituar 4 medalje ndërkombëtare në kompeticionet Masters të peshëngritjes.
Medalje ari në Europianin Master “Torino 2019” dhe Kampionatin Mesdhetar “Qipro 2019”.
Gjithashtu një 1 medalje argjendi në Kampionatin Mesdhetar “Athinë 2022”, 1 bronzi në Europianin “Budapest 2018” dhe vendi i parë në shkëputje në Europianin “Varshavë 2022”.
European Master Games zhvillohet njëherë në 4 vjet. Ky do të jetë edicioni i pestë që organizohen dhe do të garohet në 29 disiplina nga sportistë mbi 35 vjeç në nivel profesional ose amator.
Që nga edicioni i parë në 2008 në Malmo, popullariteti i këtij eventi është rritur në mënyrë të qëndrueshme.
Në Tampere priten të marrin pjesë 7500 atletë të kategorisë masters.
Gjithashtu Leka, do të marrin pjesë edhe në Botërorin Masters, vetëm për peshëngritje që do të zhvillohet në gusht në Krakov të Polonisë.
Europiani Masters, Shqipëria përfaqësohet me peshëngritësin Kreshnik Leka
Finlanda do të bëhet skena qendrore për sportet ndërkombëtare, pasi do të zhvillohet European Master Games duke filluar nga 26 qershori deri në 9 korrik.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kompeticion me peshëngritësin Kreshnik Leka, i cili gjithnjë ka sjell medalje të rëndësishme duke ngritur lartë flamurin shqiptar.
Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe synon të kthehet me medalje ari.
Në edicionin e kaluar në Torino zhvilluar në 2019, ku ishin mbi 7500 atletë nga e gjithë bota, Kreshnik Leka mori medalje ari në peshëngritje.
Në total Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ka fituar 4 medalje ndërkombëtare në kompeticionet Masters të peshëngritjes.
Medalje ari në Europianin Master “Torino 2019” dhe Kampionatin Mesdhetar “Qipro 2019”.
Gjithashtu një 1 medalje argjendi në Kampionatin Mesdhetar “Athinë 2022”, 1 bronzi në Europianin “Budapest 2018” dhe vendi i parë në shkëputje në Europianin “Varshavë 2022”.
European Master Games zhvillohet njëherë në 4 vjet. Ky do të jetë edicioni i pestë që organizohen dhe do të garohet në 29 sporte nga atlet mbi 35 vjeç në nivel profesional ose amator.