Shqipëria e minifutbollit zhvilloi të premten dy ndeshjet e fundit në “Socca EuroCup”, duke mbyllur edhe rrugëtimin në këtë kompeticion.
Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan Sejko pësuan dy humbje në sfidat e fundit të grupit. Takimi i parë u zhvillua ndaj Lituanisë në orën 12:00. Shqipëria u mund me rezultatin 3-1, teksa golin e vetëm për kuqezinjtë në këtë sfidë e shënoi Erald Leci.
Në ndeshjen e dytë të luajtur në mbrëmje prej orës 21:00, Shqipëria u përball në ndeshjen e fundit të grupit me Serbinë. Takimi përfundoi 1-4 në favor të Serbisë.
Rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit mbyllet në fazën e grupeve, teksa kuqezinjtë regjistruan një barazim dhe tre humbje.