Europa League, Strakosha kundër Salcburgut

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Europa League. Lacio e Thomas Strakoshës do të përballet me Salcburgun, skuadër që habiti në turin e shkuar, sepse eliminoi Borusian e Dortmundit, duke luajtur dy ndeshje të shkëlqyera.

Arsenali ka qenë me fat këtë radhë, sepse pas Milanit përballet me CSKA-në e Moskës, rival i rrezikshëm, por jo më i forti në Europa League.

Atletiko e Madridit do të luajë derbin kundër Sportingut të Lisbonës, me madrilenët që nisen dukshëm favoritë.

Sfidë goxha e ekuilibruar duket ajo mes Lajpcigut dhe Marsejës, dy skuadra që kanë shkëlqyer deri tani në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *