Europa League, përcaktohen gjyqtarët për sfidat e klubeve shqiptare

Partizani, Laçi dhe Luftëtari do të zhvillojnë pas dy ditësh ndeshjet e para në raundin  parë kualifikues të Europa Legaues. Ashtu siç ndodh gjithnjë, UEFA ka publikuar dhe gjyqtarët që do të gjykojnë këto sfida.

Kështu, Partizani-Maribor do të gjykohet nga një katërshe franceze, me kryesor Zherom Brisard, i cili nuk ka ndonjë CV shumë impresionuese, pasi është vetëm 32 vjeç. Ka gjykuar vetëm 3 ndeshje edicionin e shkuar në Europa League, ndërsa në nivel përfaqësuesesh ka qenë gjyqtar vetëm në 3 ndeshje si i parë, një prej të vilave ka qenë takimi Kosovë U19 2-1 Sllovaki U19 në kualifikueset e Europianit.

Gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Partizanit

Zherom Brisard, Mehdi Rahmuni, Filip Zhane, Johan Hamel

 

Gjyqtar prestigjioz për ndeshjen e Laçit ,me skuadrën e Anorthosis. Do të vendosin drejtësi në ndeshjen parë katër spanjoll me kryesorin Hoze María Sançez Martinez, që ka gjykuar në dy ndeshjet e fundit në La Liga Realin e Madridit dhe Barcelonën. Edhe pse në Spanjë merr ndeshje të mëdha, në arenën ndërkombëtare nuk është se ka gjykuar shumë.

Gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Laçit

Hoze María Sançez Martinez, Raúl Kabanero, Hoze Gajego Garsia, Santiago Haime Latre

Sa i përket ndeshjet mes Luftëtarit dhe Ventspilsit drejtësia do të vihet nga një “skuadër” gjyqtarësh qipriotë. Kryesori i kësaj ndeshje do të jetë Vasilis Dimitriu, i cili nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen e Kukësit me Sherifit në Moldavi si dhe ka gjykuar si kryesor ndeshjen mes Teutës dhe Kairat Almatit në Durrës dy vite më parë. Bëhet fjalë për një gjyqtarë të cilit UEFA i ka besuar shumë ndeshje të përfaqësueseve të moshave, por asnjë të kombëtareve të para.

Gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Luftëtarit

Vasilis Dimitriu, Marios Dimitriadis, Pavlos Georgiu, Georgios Nikolaou

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *