Tre gola në tre ndeshje në Europa League. Elis Bakaj nuk ndalet dhe ka marrë përsipër t’i dhurojë Shaktjor Soligorskut kualifikimin në turin e tretë të Europa League, edhe pse jemi vetëm në gjysmë të rrugës.
Një tjetër gol i shqiptarit sonte, në sfidën që është duke u luajtur në këto momente ndaj polakëve të Leh Pozhnanit. E megjithatë, Shaktjori barazoi 1-1 në fund, teksa futbollisti shqiptar ka shënuar në minutën e 58-të të ndeshjes. Ishte Amaral ai që në të 89′ ngriu tifozët vendas të Shakjtorit…
Sakaq, për Elisin është goli i tretë pas dy golave ndaj uellsianëve të Konah’s Kuaji (vajtje dhe ardhje).
Kujtojmë që Bakaj u transferua në janar të këtij viti në Bjellorusi, pas aventurës te Kukësi. Verilindorët fituan 120 mijë euro. Ndërkohë, ai ka shënuar edhe një gol në kampionatin bjellorus.