Euro 2016 kuqezi “përjetësohet” në… Muze!

Një arritje nuk mund të kalojë kurrsesi pa u vënë re dhe pa u kujtuar. Arritja  më e madhe e sportit shqiptar deri tani është kualifikimi në Europianin e futbollit 2016 në Francë. Pikërisht ai moment historik duhet të “stampohet” apo ekspozohet. Për këtë arsye është vendosur që gjithçka të përjetësohet në muze…

FSHF ka publikuar edhe komunikatën për shtyp: “Ditën e hënë, në orën 13:00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, FSHF do të organizojë ceremoninë e promovimit të Albumit “EURO 2016”, si dhe njëherësh hapjen e ekspozitës me momentet më pikante dhe më deçizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite. Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online