Etrit Berisha largohet nga SPAL-i si shpëtimtari i vetëm, kërkohet prapë te Atalanta

0

Nga Klaudio Ndreca

Të kritikosh vendimet e trajnerit Gasperini në këto kohë, duhet të jesh patjetër “i çmendur”. Duke parë sukseset e arritura nga Atalanta në “Seria A” dhe “Champions League” ka vetëm duartrokitje dhe përgëzime që mund të jepen për ekipin nga Bergamo. Por një padrejtësi është bërë me zgjedhjen rreth portës, atje ku i’u besua vendi i titullarit Golinit dhe do të ishte Etrit Berisha që do të largohej te SPAL. Në fakt, portieri Golini nuk kishte asgjë më tepër sesa Berisha, përveç faktit se është italian dhe i ri në moshë.

Pritje dhe reagimet e këtij portieri janë në kufijtë e normales dhe kurrsesi nuk mund të largonte një gardian me eksperiencë si Berisha, që kur erdhi te Atalanta e gjeti ekipin në vendet e fundit, duke fituar shpejt rolin e heroit për të dhënë kontributin e tij që ta nxirrte prej andej.

Kjo i përket së shkuarës, ndërsa Berisha do të vlerësohej maksimalisht nga mediat italiane edhe në sezonin e fundit kur luajti me SPAL-in, ekipi që tashmë ka rënë në Serinë B. Pritje të panumërta janë kryer nga gardiani shqiptar, për të qenë shpëtimtari i vetëm i një ekipi që dështoi në elitën e futbollit italian.

Etriti ia ka bërë të qartë skuadrës se do të largohet dhe nuk mund të luajë në Serinë B në sezonin tjetër, ndërsa SPAL ka shkuar sërish te Atalanta për të gjetur një tjetër portier. Këtë herë do të merret Marco Carnesechi, i cili luan te Trapani në huazim, por kartoni i tij zotërohet nga Atalanta. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.