Ethemi: Te Kukësi u provova edhe si mbrojtës

Mesfushori i Kukësit, Valon Ethemi ka folur për aventurën e tij te Kukësi, në mediat maqedonase. I ftuar pak ditë më parë në “TV Shenja” 20-vjeçari ka folur për eksperiencën te kampionët, teksa ka treguar historinë e tij, por dhe ka komentuar në lidhje me planet për të ardhmen.

KALIMI NË SHQIPËRI – “Nuk shihja mundësi në kampionatin maqedonas dhe mu dha një mundësi në Shqipëri. Te Mamurrasi e konsideroj si eksperiencë pozitive, por në fund ramë nga kategoria. E rëndësishme ishte që u rrita në futbollin shqiptar, pasi kisha minuta”.

KALIMI TE KUKËSI – “Kalimi te Kukësi është histori e bukur. Jam vetofruar dhe më pranuan. Në miqësoren e parë trajneri kërkoi një mbrojtës të djathtë. Pashë që nuk e ngriti askush dorën dhe unë vendosa që të pranoj të luaja mbrojtës vetëm për të pasur mundësinë për t’u aktivizuar. Luajta vetëm 15 minuta. Nuk kisha luajtur thuajse asnjëherë mbrojtës. Aty më pëlqeu trajneri. Pas 15 minutave që luajta e pashë që folën fjalë të mira, pasi e dija gjuhën. Më nxori vetëm për 15 minuta dhe kisha pikëpyetje. Më pas më ndaloi dhe më tha që do të shoh në pozicionin që luan. Më pas vendosi që të qëndroja”.

ECURIA – “Të tregoj të drejtën, unë uroja që të isha në 18-she dhe të isha ndonjëherë te 3 zëvendësimet në fillim. Fati edhe maksimumi në çdo stërvitje, si dhe besimi i drejtuesve arrita që të shkoj këtu ku jam. Mund ta them se ishte si një ëndërr, duke parë se ku isha dhe ku jam. Çdo futbollist synon për më lart. Unë kam qëllime për të bërë histori akoma dhe më të bukura. Ne do të tentojmë me çdo kusht që të arrijmë objektivat që ka vënë klubi. Është diferencë e madhe, por ka momente që ndryshon ndonjëherë, ndaj është i bukur futbolli. Ne duhet të japim maksimumin”.

RIKTHIMI NË MAQEDONI – “Vetëm në fund të karrierës ndoshta me Shkëndijën. Do të luaja te skuadra e qytetit. Synimi është të luaj në klube të mëdha. Ky është prioriteti im”.

GAZETARI E NGACMON, FAKIÇ: DO TA NDJEK ME VËMENDJE ETHEMIN!

Së bashku me Valon Ethemin në emision ka qenë dhe drejtori Haris Fakiç dhe gazetari ka ngacmuar me humor se mos ndodhte një transferim në emisionin e tij, por Fakiç del prej situate, duke lënë gjithçka të hapur: “Unë dhe presidenti Ardian Takaj vendosim për lojtarët e rinj. Nëse kam mendim të mirë, ekziston ajo mundësi. Do e ndjek rdhe për qejf. Do të ketë mendjen time gjatë gjithë kohës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *