Marash Kumbulla mbërriti në nivelin më të lartë në kohën kur ishte te Verona. Mbrojtësi ynë vlerësohej si një prej qendrave më të mira të Serisë A, aq sa kaloi menjëherë te Roma pas një sezoni brilant. Por për shkakun e dëmtimeve, karriera nuk shkoi ashtu siç pritej. Në këtë moment, Kumbulla zgjodhi të merrte një aventurë të re duke kaluar te Espanjoli në La Liga. Për ndeshjen e sotme kundër Valladolid, Kumbulla nuk është përfshirë në skuadër.
Trajneri ka kërkuar dhe pak kohë për shqiptarin që të përshtatet, ky vendim nuk ka të bëj me formën e lojtarit, përkundrazi, sipas mediave spanjolle, tekniku i Espanjol ka shumë besim te Kumbulla. “Do të shohim afrimet e Espanjolit, vecanërisht Marash Kumbullën. I zyrtarizuar këtë të shtunë, Kumbulla nuk është përfshirë në ekip kundër Valladolid. Por trajneri mendon se me të mbrojtja është përforcuar. Është pak për tu habitur që Kumbulla nuk i përshtatet saktësisht profilit të mbrojtësit që kërkonte Espanjoli”, shkruan “La Grada”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/