Jude Bellingham-i është ylli i ri i Realit të Madridit. 20-vjeçari po shkëlqen në kryeqytetin spanjoll, teksa deri më tani ka rrëmbyer skenën me golat e shënuar. Bellingham-i është aktualisht i grumbulluar me ekipin kombëtar në Angli, ku është takuar edhe miqtë e tij të vjetër.
Mesfushori nuk e ka harruar të shkuarën e tij, teksa ka shpërndarë ditën e djeshme një foto së bashku me Geraldo Bajramin. Futbollisti shqiptar është një mik i ngushtë i Bellingham-it dhe të dy lojtarët po e mbajnë miqësinë e tyre, pavarësisht se gjenden larg njëri-tjetrit./Sport Ekspres/