Murinjo nuk ka arritur kurrë që të mund Milanin nën drejtimin e Romës. Portugezi kërkon që ta thyejë këtë tabu në ditën e nesërme. Kryeqytetasit do të përballen kundër ekipit të Piolit që arritën në gjysmëfinalen e Champions League.
A do ta thyejë Murinjo këtë tabu? Me rëndësi për tifozët shqiptarë është që Marash Kumbulla do të luajë nga minuta e parë. Të paktën kjo është ajo që pritet pas dëmtimeve të Smalling dhe Llorentes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/