Është superhero! Ka edhe histori të lumtura, stërgjyshja 95-vjeçare e Fabregas “shkelmon” COVID-19

Jemi mësuar që nga kjo pandemi e cila ka gjunjëzuar botën të dëgjojmë vetëm lajme të trishta, ndërsa shifrat e viktimave dhe të të prekurve nga Covid-19 shtohet dita ditës. Por ka edhe nga ato histori të lumtura suksesi, si në rastin e stërgjyshes së Cesk Fabregas. Superheroina e tij, që edhe pse 95-vjeçare ka sfiduar moshën dhe statistikat e deritanishme duke e “shkelmuar“ virusin vdekjeprurës nga trupi i saj.

Vetë lojtari spanjoll bën me dije se stërgjyshja e tij e ka fituar luftën e saj me Koronavirusin dhe ka rezultuar negative në testin e saj të fundit. Moshat e thyera kanë qenë preja kryesore dhe shihen si personat më të rrezikuar nga Covid-19, por me sa duket heroina e Fabregas nuk është një rast i tillë. Ajo nuk ëështë dorëzuar as në moshën 95-vjeçare dhe tregon në këtë mënyrë se ka ende për të jetuar nga kjo jetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online