Është sulmi i Shqipërisë apo jo? “Çudia” që ndodh me ekipin në Turqi, paraqitet me “tredhëmbëshin” kuqezi në fushë

A është duke luajtur Shqipëria apo një ekip turk? Një situatë shumë e veçantë vjen nga Boluspori që është duke luajtur kundër Kocelispor në transfertë. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 1-1, ndërsa formacioni titullar është jo pak i veçantë.

Boluspori po luan me treshen përpara: “Dejvi Bregu-Bekim Balaj-Odise Roshi”. Duket si të ishte sulmi i Kombëtares në një ndeshje, por në fakt bëhet fjalë për ekipin turk. Kjo skuadër ka zyrtarizuar në merkaton e dimrit edhe Bekim Balajn që tanimë merr mundësinë për të luajtur nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *